Aksident i rëndë në Greqi, vdes 21-vjeçari shqiptar

Një aksident rrugor ku u përfshi një  21-vjeçar shqiptar ka ndodhur pasditen e të dielës në Polikarpi të Almopisë, në Pella.

Sipas aridaia365.gr , automjeti që po drejtonte 21-vjeçari doli nga rruga dhe përfundoi jashtë rrugës.

Fatkeqësisht, drejtuesi 21-vjeçar i automjetit, me origjinë shqiptare, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të shumta.

Departamenti i Policisë së Almopisë po kryen një hetim paraprak për aksidentin rrugor.