Aksident i rëndë në Fushë Krujë, përplasen dy makina, plagosen 4 persona
27 January, 2025
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë –Thumanë. Mësohet se një mjet tip ‘Mitsubish’ është përplasur me një mjet tip ‘Opel’ për pasojë janë plagosur 4 persona.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur në Derven, ndërsa shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë një manovër e gabuar.