Aksident i rëndë në Fushë- Krujë! Përplasen dy makina, plagosen 3 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fushë- Kruje, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Arramerasn ndërsa burime bëjnë me dije se njëra nga makinat teksa ishte në parakalim të gabuar është përplasur me mjetin tjetër që ka përfunduar në kanal.

Sakaq menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë se qarkullimit rrugor të Fushë Krujës, duke dhënë ndihmë të plagosurve, të cilët jane dërguar për mjekim më të specializuar në kryeqytet.

Grupi hetimor po punon ne zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.