Aksident i rëndë në Francë/ Përplasen dy tramvaje, 30 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Strajsburg, ku janë përplasur dy tramvaje dhe për pasojë janë plagosur të paktën 30 persona.

Deri tani, raportohet se pesë persona janë në gjendje kritike, ndërsa ka frikë se mund të ketë viktima të tjera.

Sipas informacioneve të para, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur kur një tramvaj ka ndryshuar kurs, duke goditur tramvajin e dytë që ishte ndaluar në stacionin qendror të Strasburgut.

Shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit ndodhen në vendngjarje ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.