Aksident i rëndë në Fier, “Range Rover” përplas motorin, plagoset shoferi
- 11 January, 2024
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:05, në lagjen “8 Shkurti”, Fier.
Automjeti tip “Range rover”, me drejtues shtetasin A. C., është përplasur me një motomjet tip “Honday”.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe identifikimin e personit të dëmtuar.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ