Aksident i rëndë në Elbasan, tri automjete të përfshira! Një person në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik, ku janë përfshirë tri automjete. Pas përplasjes mes tyre, automjetet janë shkatërruar pjesërisht.

Sipas burimeve nga vendngjarja, një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Për momentin, rrethanat e aksidentit nuk janë të qarta, por dyshohet se shkak mund të ketë qenë parakalimi i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara.