Aksident i rëndë në Elbasan/ Kamioni del nga rruga, makina bëhet copë, ka të plagosur

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin “Elbasan-Peqin”. Mësohet se në aksident është përfshirë një trajler, një automjet tip “Audi” dhe një automjet tip fuoristradë.

Bëhet me dije se nga përplasja, drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar pa dëmtime përveç njërit prej tyre i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja janë shënuar dëme të konsiderueshme materiale ku trajleri dhe Audi kanë përfunduar jashtë rruge, ndërsa fuoristrada është shkatërruar plotësisht.

Mësohet se shoferi i trajlerit është vetëdorëzuar në polici dhe po punohet për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Check Also

Kuvendi bllokoi dërgimin e mandatit të Xhaçkës / Berisha: Grusht shteti, Venecia të mos justifikojë puçin

Kreu demokrat Sali Berisha e ka cilësuar një “grusht shteti” mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *