Aksident i rëndë në Durrës/ Përplasi për vdekje 50-vjeçaren, arrestohet drejtuesi i mjetit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës ku një automjet ka përplasur për vdekje një 50-vjeçare. Aksidenti në aksin rrugor ‘Plepa-Kavajë’. Sipas policisë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacon paraprak

Rreth orës 08:40, në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, automjeti me drejtues shtetasin S. P. ka përplasur shtetasen A. M., 50 vjeçe, këmbësore, e cila ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.