Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Gjepalaj të Durrësit.
Sipas burimeve nga policia, viktimë ka mbetur një 70-vjeçare e cila është përplasur nga një makinë. Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe viktima janë fqinjë dhe banorë të fshatit Gjepalaj.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për rastin.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ