Aksident i rëndë në Durrës, dy mjete përplasen, njëri përfundon në kanal
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, në rrugën e kampusit universitar në Spitallë. Dy automjete, një Volkswagen Golf dhe një tjetër mjet, janë përplasur fort ballore. Si pasojë e përplasjes, njëri prej automjeteve ka përfunduar në kanal.
Sipas informacionit nga policia, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40, kur automjeti me drejtues A.K është përplasur me automjetin e drejtuar nga A.Z. Fatmirësisht, nuk ka pasur pasoja fatale, por tre shtetas që udhëtonin si pasagjerë janë lënduar dhe janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.