Aksident i rëndë në Bypass-in e Rrugës së Arbrit, plagosen disa persona


Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Bypass-in e rrugës së Arbrit.

Sipas informacioneve furgoni i linjës Peshkopi-Tiranë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 5 persona.

Një nga të plagosurit po dërgohet drejt Spitalit të Traumës, ndërsa  4 të plagosurit e tjerë po marrin ndihmë ne Spitalin e Klosit.