Aksident i rëndë në Bulqizë/ Përplasen dy makina, 4 të plagosur – tre në gjendje të rëndë, dërgohen tek Trauma
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Ura e Çerenecit–Maqellarë, në vendin e quajtur Gjoricë, ku janë përplasur dy automjete, një tip “Volkswagen” dhe një tjetër “Fiat”.
Si pasojë e përplasjes së fortë, janë plagosur katër persona, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Drejtuesit e tjerë të mjeteve që kalonin pranë vendngjarjes kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën.
Ekipet mjekësore dhe forcat e policisë mbërritën në vendngjarje për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve. Pas vlerësimit të situatës nga mjekët në spitalin e Bulqizës, tre prej të plagosurve u transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.