Aksident i rëndë në Bulqizë! Makina përplaset me kolonën e urës, drejtuesi i mjetit në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme (16 janar) në Bulqizë, në segmentin e Rrugës së Arbrit, te mbikalimi midis dy lagjeve të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Touran” ka humbur kontrollin dhe ka goditur kolonën e urës.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në spital. Aktualisht, ai ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të marrë masat e nevojshme.