Aksident i rëndë në autostradën ‘Vlorë-Levan’! Makina del nga rruga, plagosen 3 persona
- 26 June, 2025
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Vlorë-Levan.
Burime bëjnë me dije se një taksi me drejtuesin dhe dy turistë kanë përfunduar jashtë rrugës për pasojë janë plagosur të tre personat.
Nga informacionet paraprake mësohet se ndihma e parë është dhënë nga një kalimtare e rastit.
Ndërkohë në vendmgjarje kanë mbërritur Policia dhe ambulanca. Kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ