Aksident i rëndë në autostradën Milot-Morinë, humbin jetën dy persona

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së martës në autostradën Milot-Morinë, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar dy viktima.

Sipas Policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 23:35, kur automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në Tiranë, doli nga rruga. Si pasojë, humbi jetën drejtuesi i mjetit si dhe pasagjeri F.Gj., 35 vjeç, banues në Kukës.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rrethanat që çuan në daljen e mjetit nga rruga.