Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan, përplasen 4 makina, disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, afër fshatit Ibë, ku janë përfshirë katër automjete.

Si pasojë, ka disa persona të plagosur, por ende nuk është bërë i ditur saktësisht shkaku i përplasjes.

Ambulancat dhe forcat e policisë janë në vendngjarje dhe po kryejnë ndërhyrje për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.