Aksident i rëndë në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”/ Makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, ku automjeti me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka përplasur shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe. Përplasja ka qenë e fortë për pasojë kalimtarja ka humbur jetën në vend.

62-vjeçari u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Prrenjas/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka aksidentuar shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Shtetasi P. K. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.