Aksident i rëndë në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, përplasen automjeti dhe mjeti i ushtrisë, dy viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kthesën e Viroit, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, ku një automjet është përplasur me një mjet të ushtrisë, duke shkaktuar dy viktima.

Një prej viktimave ëshë identifikuar si Pano Kalanderi. Ai është tregtar gjirokastrit, biznesmen i verërave.

Policia dhe grupi hetimor janë duke punuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, autoritetet janë angazhuar për hetimet dhe për të siguruar të dhënat që mund të ndihmojnë në sqarimin e shkakut të tragjedisë.