Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Korçë, drejtuesi i mjetit humb kontrollin, makina përmbyset në mes të rrugës
- 29 June, 2024
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme, në aksin Pogradec-Korçë.
Sipas informacioneve të para mësohet se drejtuesi mjetit tip ‘Ford Fokus’ ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur në mes të rrugës. Ndërkaq në mjet udhëtonin burrë e grua që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime, ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ