Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin, dy makina përplasen kokë më kokë – 3 të lënduar, dy në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.
Sipas informacioneve paraprake, dy prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi automjeti tip Mitsubishi ishte duke dalë në rrugë, ndërsa mjeti tip Golf po kryente një parakalim, duke çuar në përplasjen e fortë mes dy makinave.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.