Aksident i rëndë mes Athinës, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i aksidentit të ndodhur në mes të Athinës në orët e para të mëngjesit të së hënës. 

Viktimë mbeti 18-vjeçari me origjinë shqiptare, teksa një 16-vjeçar tjetër ka mbetur i plagosur. 

Të dy udhëtonin secili me motor. Dy motomjetet u përplasën dhe drejtuesit u rrëzuan. Asnjëri prej tyre nuk mbante kokore. Goditja e fortë i shkaktoi vdekjen 18-vjeçarit shqiptar, ndërsa adoleshenti tjetër është në gjendje të rëndë. 

Policia greke po heton shkaqet e aksidentit fatal.