Aksident i frikshëm në Qafë të Qarrit, “Benz”-i fluturon drejt humnerës, e shpëtojnë barrierat

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Qafë të Qarrit, ku një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Fatmirësisht, barrierat kanë shmangur një tragjedi, duke e mbajtur mjetin pa rënë në humnerë. Drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e plota të ngjarjes.