Aksident i frikshëm në Pogradec, makina hyn në korsinë e biçikletës

Një aksident është regjistruar pak min më parë në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësit.

Për pasojë, ka kaluar në korsinë e biçikletave, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit. Aktualisht raportohet se nuk ka të dëmtuar, drejtuesi i automjetit ka qenë duke udhëtuar i vetëm dhe pas aksidentit është transportuar në spital për kontrolle, por pa dëmtime.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)