Aksident i frikshëm në Maliq/ Makina humb kontrollin dhe bie në kanal, plagosen dy persona

Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Libonik, Maliq. Drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin e për pasojë ka përfunduar në kanal, anës aksit nacional Korçë-Maliq.

Ndërkaq mësohet se në mjetin tip volswagen që ka dalë nga rruga, kanë qenë duke udhëtuar dy persona të cilët të dy janë lënduar si pasojë e aksidentit.

Ndërkohë policia, zjarrfiksja dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.