Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Beratit, ku një makinë tip Mercedez Benz GL ka humbur kontrrollin dhe për pasojë ka marë para mbajtëset metalike të rrugës dhe është përpasur me shtyllën . Mësohet se aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit.
Gjithashtu bëhet me dije se fuoristrada po qarkullonte me shpejtësi dhe pas përplasjes, drejtuesi i mjetit e ka lënë makinën dhe është larguar nga vendngjarja.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë që po kryejnë edhe veprimet e para hetimore dhe që bënë të mundur edhe hapjen e rrugës, që u bllokua për disa minuta. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se është identifikuar emri i pronarit të mjetit, por nuk dihet ende nëse ka qenë ai në drejtimin e makinës apo jo.
Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit që e shkaktoi aksidentin.