Aksident i frikshëm në autostradën Durrës-Tiranë! Kamioni përplas dhe merr para një makinë
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në autostradën Durrës-Tiranë. Nga pamjet e siguruara, shihet se një kamion ka marrë para një automjet, duke shkaktuar kaos në trafik.
Për fat të mirë, deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por incidenti ka krijuar radhë të gjata dhe bllokim të lëvizjes në këtë aks të rëndësishëm rrugor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin. Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.