Aksident i dyfishtë në aksin Lezhë-Laç, mes të plagosurve edhe një i mitur
- 31 January, 2024
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tresh.
Nga përplasja e dy automjeteve autovetura kanë mbetur të plagosur dy persona mes të cilëve një i mitur, të cilët janë dërguar në Spitalin e Lezhës për mjekim.
Policia ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ