Aksident fatal në aksin “Shkodër-Koplik”, 28-vjeçari humb kontrollin dhe përplas motorin, vdes 84-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ku 28-vjeçari Klevis Duka ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe përplasur motomjetin me drejtues 84-vjeçarin Berhan Triepshi. Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka humbur jetën në spital.

Policia ka njoftuar se me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale dhe grupi hetimor është në terren për sqarimin e rrethanave të aksidentit.