Akordi që më pak pritej! Franca gjen marr%veshjen interesante me trajnerin e ri

Kombëtarja franceze do të jetë në duart e Zinedine Zidane. Zyrtarizimi mungon ende, por tashmë është e sigurtë që ish-mesfushori do drejtojë “gjelat” pas përfundimit të Kupës së Botës në Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikë në vitin 2026.

Sipas “El Mundo Deportivo”, Zidane ka zgjedhur që të qëndrojë edhe për një sezon e gjysmë pushim për të realizuar më pas ëndrrën, drejtimin e kombëtares franceze. Pas negociatave, Federata franceze e futbollit ra dakord që Zidane të qëndrojë në Madrid dhe të udhëtojë drejt Francës vetëm për grumbullimet e skuadrës.

Kjo marrëveshje lejon atë që të balancojë jetën personale me “timonierin” e kombëtares.

Karriera e tij si trajner deri më tani është përcaktuar nga dy periudha shumë të suksesshme në Real Madrid , ku ai fitoi 11 trofe, duke përfshirë tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve . Emërimi i tij si trajner kryesor i Francës konsiderohet si tepër i rëndësishëm, teksa në këtë detyrë do të pasonte Didier Deschamps, i cili ka vendosur të largohet nga nënkampionët në fuqi të Botës pas Botërorit të 2026.