Ajola Xoxa zbaton urdhërin! BKH e shoqëron nga aeroporti në banesë
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa është kthyer nga Roma në Tiranë, ndërsa po shoqërohet nga Policia drejt shtëpisë së saj në “Kodra e Diellit”.
SPAK ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest shtëpie” për veprat penale korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Pritet që agjentët e BKH dhe Policia t’i njoftojnë masën e sigurisë atë të arrestit në shtëpi të caktuar nga gjykata. Nuk është bërë fillimisht ekzekutimit i kësaj mase për shkak të udhëtimit të saj në Romë.
NJOFTIMI I SPAK:
- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen nën hetim A. X., si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal;