Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku.
Përpara pak ditësh me anë të një posti në rrjetin e tij social, Ilirjani ndau për herë të parë një foto duke u përqafuar me Simakun dhe që prej atij takimi, ai tashmë ka marrë nën krahët e tij artisten e mirënjohur.
Në pamundësi të një lidhje telefonike me emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, Elton Ilirjani arriti të dërgonte disa mesazhe zanore, ku shprehu emocionet e tij për këtë ngjarje dhe ndjesitë e Parashqevisë nga ky ndryshim i papritur në jetën e saj. Edhe për ne dëgjuesit ishin disa minuta shumë të trishta, ku edhe vetë Ilirjani dhe moderatorët në studio janë përlotur.
Elona e dashur, kemi kaluar tri ditë shumë të vështira. Dy netë pa gjumë. Sot që arrita të fle pak, ajo ka pasur krizë. Nuk duhet të kishte dëgjuar asgjë nga këto që foli Osman Mula e shokë. Nuk e di domethënë. Është keq. Nuk pranon. Po qan. Kam frikë se do të na iki prapë. Jam shumë i trishtuar. Nuk di çfarë të bëj. Nuk janë çështje lekësh. Është çështja që ajo do djalin. Djali s’do ta takojë. Nuk e di. Është një tragjedi e madhe. Nuk e di pse u gjenda këtu në mes të gjithë kësaj. S’di si të sillem. S’di çfarë të bëj. Thjesht i lutem Zotit që ajo të mos iki.