Aida Topalli paralajmëron rikthimin e “Kejsit”? Reagim i fortë pas abuzimit seksual në Fier: Duhen zhdukur

Gazetarja investigative Aida Topalli ka reaguar ashpër pas ngjarjes tronditëse në Fier, ku një baba dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, dhe ndër zërat që kanë reaguar ka qenë ai i Topallit, e njohur për invetigimet e saj të thelluara kundër pedofilisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli shkruan:
“Sa herë dëgjoj të tilla ngjarje neveritëse, dua të jem përditë një ‘Kejsi’ dhe të shporr çdo ‘Nertil’ nga faqja e dheut.”

Deklarata e saj është interpretuar nga shumë si një sinjal i rikthimit të mundshëm të “Kejsit”, identiteti i rremë që ajo përdori vite më parë në emisionin investigativ “Piranjat”, për të zbuluar dhe ekspozuar pedofilë aktivë në rrjetet sociale.

Me “Kejsin”, një profil i sajuar i një vajze të mitur, Topalli arriti të depërtojë në rrjete pedofilësh dhe të dokumentojë komunikime të rënda që çuan në identifikimin e disa individëve të rrezikshëm. Metoda e saj solli shumë zbulime dhe ndikoi në ndërgjegjësimin e opinionit publik për rrezikun real që u kanoset fëmijëve në internet.

Ngjarja e rëndë në Fier ka rikthyer në qendër të vëmendjes temën e abuzimeve seksuale ndaj të miturve dhe mungesën e mekanizmave epër parandalimin dhe ndëshkimin e autorëve.

Deklarata e Aida Topallit mund të jetë më shumë se një reagim emocional! Ajo mund të shënojë fillimin e një tjetër pune investigative që synon të çojë pedofilet para drejtësise dhe të mbrojë fëmijët nga abuzuesit.