Ahmeti: Grubi ndodhet në hapësirat shqiptare, është i gatshëm të respektojë ligjet por …
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka komentuar situatën e ish-zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, i cili aktualisht ndodhet në arrati.
Gjatë një deklarate për gazetarët, Ahmeti tha se Grubi gjendet në hapësirat shqiptare dhe se shumë shpejt do të paraqitet përballë organeve të drejtësisë.
“Ne jemi kundër drejtësisë selektive dhe kundër përdorimit të fyerjeve dhe shpifjeve për qëllime politike ditore. Artan Grubi nuk e kam takuar, por jam i bindur që vendndodhja e tij është në hapësirat shqiptare. Ai është i gatshëm të paraqitet tek organet e drejtësisë dhe të respektojë ligjet, por jo të përballet me një drejtësi hakmarrëse dhe të keqpërdorur për qëllime politike,” tha Ahmeti.