Agron Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz, partitë e reja nuk mund të bëjnë koalicion pa humbur identitetin
Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, deklaroi nga Parku Olimpik në Tiranë se mandati i dytë në këtë qark nuk pritet të ndryshojë, edhe pas numërimit të votave të diasporës.
Ai shtoi se bashkimi i partive të reja në një koalicion nuk do të tregonte realisht peshën e secilës forcë politike, duke theksuar se sistemi elektoral është ndërtuar për t’i vështirësuar konkurrimin partive të vogla.
Shehaj: Shumë e vështirë që rezultati të ndryshojë. Do komentoj mandatin e dytë kur të mbyllet procesi i numërimit. E vështirë të ndryshojë.
Ne e dinim që në fillim, sistemi është ndërtuar që partitë e vogla ta kenë sa më të vështirë. Nuk bëhej fjalë për koalicion për bëhej që të gjitha partitë të shkriheshin në një. Nga do kuptonim ne sa peshë zë secila nga këto parti.
Mbi Greqinë ka dyshime, por ka dyshime mbi gjithë procesin, duhet të presim. Nëse numrat janë ndryshe është diçka tjetër. Procesi duhet riparë nga fillimi. Jam i përqendruar mbi rezultatin e partitë Mundësia. Edi Rama ka 12 vjet 25 vjet që përfiton nga gjithë Shqipëria. Kam kërkuar besimin për të përfaqësuar qytetarët në parlament