Agjentët e SPAK dhe BKH bastisën shtëpinë e kreut të ARRSH/ Ja çfarë iu sekuestrua në banesë
- 14 March, 2024
Sot është vënë në pranga kreu i ARRSH Evis Berberi.
Agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën banesën, ku iu sekuestruan një sërë sendesh personale si celularë, laptop dhe dokumente. Kujtojmë që Evis Berberi është një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku.
Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ