Agjencia e Ushqimit në Kosovë: Mandarinat nga Shqipëria janë të sigurta për konsum

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës bazuar në rezultatet laboratorike konfirmon se mandarinat e importuara nga Shqipëria janë të sigurta për konsum.

Lamir Thaçi nga AUV, pohoi sot se “ngarkesat e testuara u përgjigjen kritereve ligjore të sigurisë ushqimore, ndaj do të lirohen për qarkullim në treg dhe konsum”.

Duke ndjerë përgjegjësinë ligjore sipas mandatit zyrtar, ne kemi vepruar menjëherë pas ngritjes se dyshimeve rreth sigurisë se produktit Mandarinë edhe pse notifikimet nga RASFF nuk kanë qenë per produktet te cilat jene  dërguar në ndonjë formë apo tjetër në treg të Kosoves. Tani me nxjerrjen e rezultateve laboratorike është konfirmuar se mandarinat janë të sigurta për konsum. Do të vazhdojmë me kontrolle të ngarkesave ne import sipas vlerësimit te riskut, duke përfshirë edhe masat shtesë të kontrollit në te gjitha fazat inspektuese, përfshirë edhe marrje mostrash dhe testime laboratorike. Çdo produkt qe ka për synim tregun e vendit tonë, gjithmonë inspektohet në mbikëqyrje të përmbushjes se  kritereve ligjore të sigurisë ushqimore.