Afera për ish-kompleksin Partizani, GJKKO konfirmon masën e sigurisë për Sali Berishën


Gjykata ka konfirmuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish kryeministrin Sali Berisha në lidhje me aferën e ish-kompleksit Parizani.

Njoftimi i Gjykatës
Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

-Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
-Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për shtetasin nën hetim Sali Berisha