Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha sot me sytë nga Gjykata, SPAK kërkon kthimin në arrest shtëpie

Në Apelin e Gjykatës së Posaçme shqyrtohet sot kërkesa e SPAK për rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpie. Seanca nis në 10:00 dhe do zhvillohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, i cili është marrë i pandehur për korrupsion pasiv në dosjen për aferën e privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’.

Sipas prokurorëve të çështjes nuk ekzistojnë kushtet që gjykata ta nxjerrë nga arresti shtëpiak ish-kreun e ekzekutivit, Berisha. Kundërshtimi u bë në Apelin e Posaçëm nga dy përfaqësuesit e organit të akuzës, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

 

Gjyqtari Engert Pllumbi do të shqyrtojë ankimin e SPAK. Megjithatë për avokatin e Berishës ky ankimim është i pavend. Kryedemokrati Sali berisha qëndroi i izoluar në banesën e tij për 11 muaj, ndërsa fitoi lirinë më 27 Nëntor 2024.