Afera “Partizani”, Sali Berisha në SPAK me mbështetjen e militantëve, akuza mbi Ballukun e Manjan: Duan arrestimin se kam sulmuar prokurorët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ të vendosur nga Apeli i GJKKO.
Qindra mbështetës demokratë, të cilët kanë kundërshtuar që ditën e parë masat e sigurisë ndaj kryetarit të PD-së zhvilluan një protestë duke e shoqëruar edhe me brohorima për Berishën.
Kryetari I PD është marrë i pandehur për aferën e privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’.
U paraqit në SPAK, Berisha: Do më shtohen votat! Parlamenti votoi
Berisha para SPAk ka treguar arsyen pse zbatoi vendimin e gjykatës “Detyrim Paraqitje”.
View this post on Instagram
Ulsi Manja dhe Dumani janë zënë për një çantë Louis Vuitton, Berisha: Ja se çfarë zbulova në dosje
Berisha ka deklaruar para SPAK se ka gjetur në dosje biseda të ministrit Ulsi Manja dhe Altin Dumanit. Sipas tij Manja është zënë me Dumanin për një çantë Luis Vuitton.
Berisha nga SPAK sulmon Ballukun: Ndau 13 km rrugë të Unazës së Madhe në 14 kontrata
Kreu i PD-së Berisha para SPAK ka sulmuar dhe ka hedhur akuza mbi ministren Belinda Balluku.
Në një deklaratë për mediat para SPAK, Berisha shprehet:
“Organizata kriminale skapi i partisë kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berisha t‘i rikthehet arresti në shtëpi për shkak se jo se prish provat, jo se kanë asnjë fakt por sepse ka sulmuar gjykatëset dhe prokurorët”,
View this post on Instagram
Berisha del nga shtëpia, niset drejt SPAK për “detyrim paraqitje”
Berisha është nisur drejt Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”.
View this post on Instagram