Afera “Partizani”, mbahet sot në GJKKO seanca e radhës për Berishën dhe Malltezin
Sot në orën 10:30 mbahet seanca e radhës në GJKKO për dosjen “Partizani”.
Kujtojmë që seanca e mbajtur më 30 qershor, u shty për shkak të mungesës së Sali Berishës me pretendimin se nuk kishte marrë fletëthirrjen, dhe mungesës së Fatmir Bektashit, i cili argumentoi se është sëmurë.
Kreu i Partisë Demokratike Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Më 7 korrik 2025 Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancë, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë.
Dosja për aferën ‘Partizani’ kaloi për gjykim më 19 maj, pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, dhe pasi u mbajt peng prej 7 muajsh.