Afera ‘Partizani’/ GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për heqjen e masës së arrestit shtëpiak


Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së arrestit shtëpiak.

Kujtojmë se Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Ndërsa dhëndri i tij, Malltezi u arrestua në 21 tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie.