Afera me inceneratorin e Elbasanit, Bllako i pafajshëm, SPAK në Apel: Të dënohet me 4 vite burg, për Lefter Kokën …
SPAK kërkon ndryshimin e vendimit të Shkallët së Parë ndaj ish-deputetit socialist Alqi Bllako dhe ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Gjykata e Shkallës së Parë i shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” në rastin e Inceneratorit të Elbasanit.
Në seancën që u zhvillua në Apel pas dështimit disa mujor, prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkon t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”.
Ish-ministri është dënuar në shkallën e parë antikorrupsion me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar. Edhe për inceneratorin e Fierit ende nuk ka zhvillime në Gjykatën e Apelit të Posaccëm, duke bërë që vendimi të mos marrë formë të prerë.