Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi në një konferencë për mediat me gazetarët ka denoncuar sërish sipas saj aferën e inceneratorëve.
Sipas Kryemadhi koncesionari paguhet nga shteti, por nuk monitorohet dhe nuk ka asnjë përmbushje detyrimi. Kryemadhi tha se bashkia e Tiranës ka lejuar ndërtim pa leje në 15 ha duke kryer edhe dëm mjedisor, ndërsa në këtë sipërfaqe janë depozituar dhera nga kompanitë e ndërtimit.
‘Monitorimi nga Autoriteti Kontraktues dhe Bashkia Tiranë nuk funksionon. Njësia e Zbatimit të Projektit nuk është formuar. Kontrata e Koncesionit të Inceneratorit të Tiranës funksionon vetëm për të paguar koncesionarin ndërkohë, që nuk ka asnjë përmbushje detyrimi nga koncesionari.
Qeveria nuk ka ndaluar pagesat, ndërsa ka qenë në dijeni për mosfunksionimin e NJZP nga raporti i Supervizorit të punimeve. Erion Veliaj ka zgjedhur të mos çojë përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë në NJZP, ndërkohë ka vijuar pagesat për shërbimin e faturuar me 29 Euro/Ton. Shërbim ky që nuk mund të ofrohej, pasi, vetë NJZP e ka konstatuar se projekti nuk është realizuar.
Këtë gjë mund ta kishin bërë shumë mirë dhe SPAK, Komisioni Hetimor Parlamentar, Kontrolli I Lartë I Shtetit, media, apo cdo institucion I brendsëhm apo I huaj, qeveritar apo organizatë jo fitimprurëse, që ka objekt të veprimtarisë ka luftën kundër korrupsionit dhe transparencën.
15 Hektarë është harta e depozitimeve jashtë territorit të landifillit; pra inceneratori ka marrë aq shumë pagesa nga kompanitë e ndërtimit, sa vetëm me depozitimet jashtë kufirit kanë mbushur një sipërfaqe me 15 Hektarë. Edhe liqenet janë bërë tokë.’- tha Kryemadhi.
Kryemadhi tha se kallëzimin në SPAK do ta bëjnë nëpërmje postës ditën e sotme.