Afër 90% e votave të numëruara, këto janë rezultatet kryesore të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e 89.62% të votave për zgjedhjet  në Kosovë. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje është partia që kryeson me 41.07% të votave, duke arritur 310,318 vota.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22.31%, që i korrespondon me 168,617 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës mban vendin e tretë me 17.58% të votave, ose 132,838 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partnerët e saj të koalicionit “Për Kosovën Fituese” renditen të katërtët me 7.60% të votave, që përkthehet në 57,423 vota.

Numërimi vazhdon, ndërsa priten rezultatet përfundimtare pas përfundimit të procesit të numërimit të të gjitha votave.