Afati i fundit në KQZ, Celibashi vendos sot se cilën PD njeh për vendoret e 14 majit

Sot është afati i fundit për shqyrtimin e dokumentacionit të partive politike për zgjedhjet e 14 majit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë sot për çështjen e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.

Kujtojmë se kërkesën për regjistrim në zgjedhje kanë bërë dy grupime në selinë blu.

Të parët që dorëzuan dokumentacionin ishte grupimi që drejtohet nga Sali Berisha mbrëmjen e së dielës.

Të hënën bënë kërkesë për regjistrim edhe grupimi i Enkelejd Alibeajt me një autorizim të firmosur nga kryetari i dorëhequr, Lulzim Basha.

 

Partitë që shqyrtohen sot

-Partia Socialiste e Shqipërisë
-Partia e Lirisë
-Bindja Demokratike
-Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
-Lëvizja Bashkë
-Partia Demokratike e Shqipërisë (Kërkesa e Rithemelimit)
-Partia Demokratike (Kërkesa e PD-së zyrtare)