Adriatik Lapaj pas fitores së mandatit të deputetit: Të dua Shqipëri!

Adriatik Lapaj, kreu i Nismës Shqipëria Bëhet, ka reaguar për herë të parë pas fitores së mandatit të deputetit më 11 maj, duke shpërndarë në rrjetet sociale një poezi të Viktor Hygo, që duket se përçon mesazhin e vendosmërisë së tij për të vazhduar betejën politike.

Lapaj nuk ka bërë ende të qartë nëse do të marrë vetë mandatin në Parlament apo do të lërë dikë tjetër në vend të tij, duke pasur parasysh deklaratën e tij para zgjedhjeve se kjo do të varet nga rrethanat.

Postimi i Lapajt:

Të dua Shqipëri!

1000 në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë,

Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi;

I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë;

E në mbetë veç një, – unë do të jem ai!

-Viktor Hygo