Adriatik Lapaj: Pamjet filmike tregojnë manipulime në Fier dhe Vlorë, kërkojmë rinumërim të votave
Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka kërkuar rinumërimin e votave në qarqet Fier dhe Vlorë, duke pretenduar se janë konstatuar mospërputhje të theksuara mes votave në kuti dhe procesverbaleve të miratuara nga KZAZ-të.
Sipas tij, pamjet filmike të siguruara tregojnë raste konkrete ku votat janë tjetërsuar në favor të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, duke ndikuar në rezultatin përfundimtar dhe ndarjen e mandateve.
Ai paralajmëron kallëzime penale për çdo rast të provuar manipulimi.
Reagimi i Adriatik Lapajt:
QARKU FIER DHE VLORË DUHEN RINUMËRUAR
Nisur nga fakti që mandatet tona në këto 2 qarqe janë marrë nga Ps me diferencë të ngushtë ka vend për rinumërim.
Kërkesa për rinumërim do paraqitet sot në Kqz. Ne edhe mund mos i kemi ato mandate, por edhe 1 votë të jetë prekur do ndiqen penalisht.
Shembull si janë tjetërsuar votat në procesverbal:
ZAZ numër 55, VNV 55/3, kutia 2831/00– problem, i janë shtuar 4 vota PS dhe janë hequr dy vota nga Nisma SHB;
ZAZ numër 60, VNV 60/3, kutia 3017– dy vota të pavlefshme i kanë kaluar si të vlefshme PS-së.
ZAZ 60, VNV 60/3, kutia 2997/00 —problem, janë shtuar dy vota për PD, janë shtuar 4 vota për PS.
ZAZ 56, VNV 56/5, kutia 288/01 — problem, janë shtuar dy vota për PS dhe i është hequr një votë Levizjes Atdheu.
ZAZ 56, VNV 56/3, kutia 2866/01– problem, është hequr një votë nga Nisma SHB dhe tek votat e pavlefshme janë shtuar 3.
ZAZ 56, kutia 2862/01 —problem, janë hequr dy vota nga Nisma SHB dhe janë shtuar dy vota të pavlefshme.