AC Milan poston nje video me këngën e Noizyt në faqen e saj zyrtare në TikTok! Merr miliona klikime

Faqja zyrtare e AC Milan në TikTok ka zgjedhur këngën e reperit shqiptar Noizy “Fatos Nano” për ta përdorur si kolonë zanore në një prej videove të tyre. Kjo lëvizje ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve shqiptarë, të cilët kanë shprehur krenarinë dhe entuziazmin e tyre në rrjetet sociale.

Në video shfaqet portieri i Milanit, Mike Maignan, duke hyrë në fushë, një moment që tregon energjinë dhe gatishmërinë e tij për të përballuar ndeshjen.

Noizy, një nga artistët më të suksesshëm shqiptarë, vazhdon të përforcojë pozicionin e tij ndërkombëtar, dhe përdorimi i muzikës së tij nga një prej klubeve më të mëdha të futbollit në botë është një tjetër arritje për të dhe për muzikën shqiptare.