Abuzuan me 16-vjeçaren, u arrestuan 2 persona në Leminot, policia shpall në kërkim personin e tretë

Marsel Baçi dhe Selam Hyka janë 2 persona të cilët ranë në pranga përpara pak ditësh pasi dyshohet se abuzuan me një të mitur.

Teksa këtë të shtunë sipas informacioneve nga një komunikatë për shtyp nga policia e Korçës, është shpallur në kërkim edhe një shtetas tjetër.

Z.M., 27 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq është shpallur në kërkim, pasi policia e akuzon për për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Në vijim të informacionit të dhënë në datën 24.07.2024, ku u arrestuan dy shtetas për veprat penale “Shfrytëzim  prostitucioni” dhe “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me dhumë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, Specialiatët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të hetimeve bënë shpalljen në kërkim të shtetasit Z. M., 27 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq.

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *