“Abuzive dhe skandaloze” – Rama thirrje për të liruar hapësirat publike: Mos vendosni trarë për të marrë lekë banorëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të bllokimit të hapësirave publike përreth pallateve me trarë dhe barriera që përdoren për të përfituar në mënyrë të padrejtë nga banorët.

Në rubrikën e tij  “Sy me sy”, Rama e ka cilësuar këtë praktikë si “abuzive dhe skandaloze”, duke theksuar se hapësirat e përbashkëta nuk mund të kthehen në burim përfitimi për individë që pretendojnë se janë pronarë të tyre.

Ai ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të këtyre zonave dhe ka theksuar se të gjitha hapësirat rreth pallateve i përkasin komunitetit, jo individëve të veçuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

Rama: Ajo është po aq pronë private sa është shkalla e pallatit apo sac janë ashensorët e pallateve që i përkasin atij komuniteti.

Askush nuk ka mbi tokën rreth pallatit dhe mbi hapësirën mes pallateve më shumë të drejta se secili prej atyre banorëve që janë në ato pallate.

Ju bëj thirrje atyre që zotërojnë të tilla asete, që nga trarët që vendosin për ti marrë lekë për parkim banorëve, në mënyrën me abuzive dhe skandaloze duke pretentuar se është pronë private…nuk ka pronë private sa kohë ajo është një hapësirë që nuk ka leje për të bërë një aktivitet të caktuar, duke filluar që nga parkimi.

Nuk mund të vendosësh një tra në qytet me pretendimin se është prona jote, për të lejuar banorët që të paguajnë për të qenë zotër të vendit të vet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)